22:18 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Braktisë Napolin për skuadrën nga Arabia Saudite

Futbollisti i Napolit, Matteo Politano do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Shabab, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se Napoli ka arritur marrëveshje me klubin arab, për shumën prej 12 milionë eurove.

Politano ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa transferimi te Al Shabab do të zyrtarizohet në ditën e ardhshme.

Sulmuesi italian do të nënshkruaj kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh./IndeksOnline/