Braktisi fëmijët e saj, arrestohet prishtinasja

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:20 në Prishtinë është arrestuar një femër me dyshimin që kishte braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që fëmijët t’i dërgoj të babai i tyre.
E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa PK-ja nuk ka dhënë më shumë detaje.
Rasti është cilësuar si keqtrajtim dhe braktisja e fëmijës.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.