Braktisja e fshatrave në Kosovë, Olluri tregon planin e LDK-së për këtë fenomen

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Olluri, ka vizituar sot fshatin Krojmir, aty ku gjendet është shtëpia ku ai ka lindur.
Një pjesë e fshatit Krojmir, njëjtë sikurse edhe shumë fshatra të tjera të Kosovës, është braktisur nga shumë banorë, të cilët kanë emigruar për një jetë më të mirë.
Pikërisht kësaj gjëje, Olluri ka bërë thirrje t’i kushtohet rëndësi.
Ai është zotuar të kontribuojë në kthimin e njerëzve tanë në Kosovë.
“Nga viti 2016, 220 mijë qytetarë kanë lënë Kosovën. Këto shtëpi ishin investim jetësor i familjarëve tanë, dikur këtu kishte jetë e gjallëri, sot mbizotëron heshtja”, u shpreh mes të tjerash ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Olluri bartë numrin 58 në listën e LDK-së.
Ky është video-adresimi i tij: