20:08 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Brandley Cooper po i mungon Lady Gaga, dëshiron ta takoj përsëri!

Lady Gaga u shpërblye me çmimin e parë ‘Oscar’ fal rolit të saj në filmin ‘A Star is born.

 ‘A star is born’ dhe performanca e këngës “Shallow” nga Bradley Cooper dhe Lady Gaga gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar” bën që të spekulohej një lidhje e mundshme në mes tyre.

Por, të dy i mohuan këto thashetheme duke deklaruar se ata janë vetëm miq.

I ftuar së fundi në emisionin më të famshëm amerikan ‘The Ellen Show’, Cooper tha se ka kohë që nuk është duke u takuar me këngëtaren e njohur, Lady Gaga duke iu përkushtuar familjes, por që do të dëshironte të takohem përsëri me të.

 “Mendoj se do ishte bukur nëse një mbrëmje, do të bënim diçka të tillë si të lexonim ‘live’ skriptin apo të këndonim këngë, si tek ‘Hollywood Bowl’ ose diçka e tillë”,-ka thënë aktori dhe regjisori i njohur.

Kujtojmë që Bradley Cooper është në një lidhje me modelen, Irina Shayk me të cilën kë një fëmijë.