75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bravo çika, Majlinda e Nora i afrohen medaljeve

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkoëska të Polonisë, kategoria -52 kg.

Me Ippon fitoi edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje të Gjermanisë, kategoria -57 kg.

Majlinda në gjysmëfinale takohet me Amandine Buchard të Francës.