Brazili bën barazim gjinor në futboll, do t’i paguaj njëjtë gratë dhe burrat

Brazili bëhet kombëtarja e parë në botë që bonuset dhe të ardhurat për lojtarët e kombëtarës do t’i ketë të barabarta si për gratë ashtu edhe për burrat.
Federata braziliane ka marrë vendim që të ketë baraspeshë në kontributet që i paguan në drejtim të futbollistëve të kombëtares.
Kështu, Marta, njëra nga futbollistet më të mira në Botë do të jetë e barabartë në të ardhura me Neymarin, Coutinhon e Firminon.
Ky është një hap tjetër në rrugën për të ngritur futbollin e grave. /IndeksOnline/