Brazili bën show, Argjentina kryen punën

Brazili e ka mposhtur bindshëm Urugajin në kualifikimet për Botëror me rezultat 4-1.
Raphinha ka qenë njeriu i ndeshjes duke shënuar dy gola. Neymar e Gabriel kanë shënuar dy golat e tjerë, ndërsa Luis Suarez ka realizuar golin e nderit për mysafirët.
Argjentina ka shënuar fitore minimale me golin e vetëm të Lautaro Martinez.
Brazili vazhdon të jetë lider në kualifikime me 31 pikë, ndërsa Argjentina është e dyta me 25 pikë të tubuara./Indeksonline/