16:36 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Brazili drejt thyerjes së tabusë, hap dyert për trjanerët e huaj

Kombëtarja e Brazilit ka mbetur pa trajner, që kur Tite u largua pas eliminimit në Kupën e Botës.

Pas gjashtë vitesh në detyrë, Tite u largua nga drejtimi i Selecaos pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit (CBF) Ednaldo Rodrigues, ka folur rreth emërimit të trajnerit të ri, duke mos përjashtuar mundësinë e një trajneri të huaj.

“Ne nuk kemi paragjykime kombësie. Ne duam që ai të jetë një trajner i respektuar që mund të sjellë një nivel loje të denjë për atletët. Ne duam të bëjmë atë që Brazili është përpjekur gjithmonë të bëjë: të jemi shumë sulmues.”, tha Rodrigues.

Brazili nuk kishte një trajner të huaj që afër dy dekada, ku i fundit ishte Luiz Felipe Scolari, i cili fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2002, e fundit për Selecaon.

Mediat braziliane kanë përmendur disa emra të njohur të trajnerëve të huaj si zëvëndësues të Tites.

Pep Guardiola, Luis Enrique, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Jose Mourinho, Marcelo Gallardo dhe Mauricio Pochettino, janë disa nga emrat më të përfolur për të marr drejtimin e Brazilit./IndeksOnline/