23:05 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Brazili fiton derbin e Amerikës Latine

Brazili ka arritur të mposht Uruguain në një ndeshje miqësore me rezultat 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të. Neymar nga penaltia arriti të shënoj golin e fitores për kombëtaren e tij, transmeton Indeksonline.

Në këtë ndeshje për herë të parë debutoi për Brazilin lojtari i Napolit, Allan.

Përkundër që ishte vetëm një miqësore, referi shpërndau tetë kartonë të verdhë./Indeksonline/