Brazili i pa konkurrentë, ‘shkatërron’ Perunë
Brazili ka mposhtur Perunë me rezultat 5-0 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Amerikës.
Skuadra e drejtuar nga Tite ishte e pamëshirshme duke siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt, shkruan Indeksonline.
Golat për Brazilin i shënuan Casemiro (12’), Firmino (19), Everton (32), Alves (53) dhe Willian (90).
Rezultati do të ishte edhe më i thellë nëse Gabriel Jesus do të ishte i saktë nga penalltia në minutat shtesë.
Brazili e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, e ndjekur nga Venezuela me 5. Peru ka 4 pikë derisa Bolivia përshëndetet nga garat me asnjë pikë. /IndeksOnline/