75 Mall Live Search
08:26 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

Brazili merr fitore të madhe ndaj Perusë, Neymar thyen rekordin e Ronaldos

Brazili ka mposhtur Perunë me rezultat 2-4 në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Tre gola për brazilianët i shënoi Neymar që ishte në superformë derisa një tjetër e realizoi Richarlison.

Për Perunë realizuan Carrilo dhe Tapia por të pamjaftueshëm për të marrë pikë në këtë sfidë.

Neymar ka thyer rekordin e Ronaldos për më shumë gola për Kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi i PSG-së tani ka 62 gola, dy më shumë se Ronaldo derisa listës i prinë Pele me 77 gola.

Me këtë fitore, Brazili është në vendin e parë në renditje me 6 pikë aq sa ka edhe Argjentina.  /IndeksOnline/