75 Mall Live Search
18:47 / E Martë, 09 Korrik 2024 / MSH

Brazili miraton tregtinë e lirë me Autoritetin palestinez

Brazili ka vënë në fuqi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Autoritetin palestinez, e cila ka qenë në pritje të ratifikimit për më shumë se një dekadë, në shenjë mbështetjeje për popullin palestinez.

“Marrëveshja është një kontribut i prekshëm për një shtet palestinez ekonomikisht të qëndrueshëm , i cili mund të jetojë në paqe dhe harmoni me fqinjët e tij”, tha Ministria e Jashtme braziliane në një deklaratë.

Brazili, i cili njeh shtetin palestinez dhe lejoi ngritjen e një ambasade palestineze në kryeqytetin brazilian në vitin 2010, ratifikoi të premten më 5 korrik marrëveshjen midis Mercosur, bllokut tregtar të Amerikës së Jugut dhe Autoritetit palestinez, i cili ishte nënshkruar më 2011.