75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Brazili në gjysmëfinale, fiton “ruletën ruse” ndaj Paraguajit

Brazili ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Copa America, pasi mposhti në penallti me rezultat 4-3 Paraguain.

“Seleçao” dominoi lojën dhe rasten për 90 minuta, por skuadra rivale arriti të mbrohej mjaft mirë deri në fund.

Raste dhe mundësi shënimi krijoi Brazili pa fund, por të gjithë u treguan të pasaktë në finalizim.

Minuta 55’ e pjesës së dytë ishte vendimtare. Balbuena pengon Firminon, i cili po bëhej gati të godiste dhe arbitri akordon penallti. Me ndërhyrjen e VAR, penalltia u anulua dhe u akordua faull jashtë zone dhe karton i kuq për mbrojtësin e Paraguait, që luajti për 65 minuta më pak.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Lucas Paqueta, që zuri vendin e Dani Alves në minutën 85’.

Në kohën shtesë rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat iu drejtuan “ruletës ruse”.

Paraguai humbi penalltinë e parë, ndërsa në vijim shënoi Willian, Marquinhos dhe Coutinho për Brazilin. Ndërkohë që Firmino u tregua i pasaktë, por në fund ishte Gabriel Jesus që shënoi golin e kualifikimit.

Brazili pret të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales, që do të përcaktohet nga ndeshja Venezuelë-Argjentinë, sot në orën 21:00. /IndeksOnline/