Brazili në kërkim të trajnerit të ri, ky mund të jetë zëvëndësuesi i Dorival

Brazili ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Dorival Junior.
Shkarkimi i Dorival erdhi pas humbjes turpëruese ndaj Argjentinës, të cilët u mposhtën 4-1 në Buenos Aires.
Sipas Fabrizio Romano, favorit kryesor është portugezi Jorge Jesus i cili mund të marrë drejtimin e “Seleçaos”, pas përfundimit të kontratës së tij me Al-Hilal.
🚨🇧🇷 Jorge Jesus has given his initial availability to become new Brazil head coach, after the end of the season with Al Hilal.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 29, 2025
Decision now up to the Brazilian Federation as dream target Carlo Ancelotti surely won’t be available before end of July. pic.twitter.com/122t3HfTbw
Jesus, e njeh mirë futbollin brazilian pasi që më parë kishte qenë edhe trajner i gjigantit brazilian, Flamengo i cili arriti të fitonte 5 trofe mes tyre edhe Copa Libertadores.
Portugezi, ka menaxhuar edhe skuadra si Benfica, Sporting, Fenerbahçe si dhe së fundi Al-Hilal./IndeksOnline/