Brazili prezanton fanellat e dyta për Botëror
Kombëtarja e Brazilit ka publikuar fanellat e dyta për Botërorin 2026.
Fanella blu e “Seleçaos”, këtë herë do të jetë në bashkëpunim me brendin e ish-basketbollistit të NBA-së, Michael Jordan.
Kjo e sjell markën “Jordan” për herë të parë në ndonjë kombëtare, pasi që më parë ishte përfshirë vetëm në fanellën e PSG-së.
Brazili, pritet të debutojë me këtë fanellë në miqësoren e 26 marsit, ndaj Francës./IndeksOnline/

