75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Brazili publikon listën e lojtarëve për ‘Copa America’, mbesin jashtë shumë yje

Kombëtarja e Brazilit ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në “Copa America” që zhvillohet këtë verë.

Mungesë në këtë listë janë ylli i Tottenham, Lucas Moura,  super talenti i Real Madrid, Vinicius JR. dhe mbrojtësi anësor, Marcelo. Jashtë listës është lënë edhe mbrojtësi i Chelseas, David Luiz, transmeton Indeksonline.

Befasi po ashtu është lënia jashtë e mesfushorit të Liverpool, Fabinho i cili po kalon në një sezon të mrekullueshëm.

I përfshirë në këtë ekip është talenti që mahniti këtë sezon në ‘Ligën e Kampionëve’, David Neres i Ajax.

Një vend ka arritur të zë edhe sulmuesi i Everton, Richarlison që pati një sezon të mirë në ‘Premier Ligë’.
 
I grumbulluar është edhe mbrojtësi më i ri i Real Madrid, Militao që pati një sezon të shkëlqyer me Porton./Indeksonline/