Brazili publikon listën me futbollistët e ftuar për Copa America, Dorival Jr lë jashtë disa yje

Me 20 qershor do të nis edicioni i 48-të i Copa America.
Ky kompeticion organizohet nga organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut ”CONMEBOL” dhe do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Brazilit, Dorival Jr ka publikuar sot listën me lojtarët e ftuar, ku mungojnë disa prej yjeve të futbollit evropian.
Richarlison, Casemiro, Matheus Cunha, Gabriel Jesus, Bremer, Carlos Augusto, janë disa prej emrave që janë lënë jashtë listës së Brazilit.
Lista e plotë:
Portierë: Alisson, Ederson, Bento.
Mbrojtës: Danilo, Yan Couto, Beraldo, Militão, Marquinhos, Gabriel Magalhães, Arana, Wendell.
Mesfushorë: Andreas Pereira, Bruno Guimarães, Douglas Luiz, João Gomes, Lucas Paquetá.
Sulmues: Endrick, Evanílson, Martinelli, Raphinha, Rodrygo, Savinho, Vinicius Jr./IndeksOnline/
