75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / L K

Brazili s’është më ai i dikurshmi, nuk ia del as me Kolumbinë

Ka përfunduar faza e grupeve në Copa Amerika me dy ndeshjet e Grupit D që janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me orën tonë lokale.

Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, por që përfundoi ashtu me rezultat të barabartë 1-1.

Raphinha kaloi Brazilin në epërsi, derisa rezultati u barazua nga Munoz në fund të pjesës së parë.
Ndërkohë në duelin tjetër Kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguajit.

Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, derisa Brazili i dyti me pesë sosh.