22:03 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Brazili shkarkon trajnerin

Fernando Diniz është shkarkuar këtë të premte nga posti i tij si trajner i kombëtares braziliane.

Sipas ”Globo”, vendimi u mor nga presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues, shkruan IndeksOnline.

Diniz ishte trajner i përkohshëm i kombëtares braziliane, prej se Tite u largua në fund të vitit 2022.

Vendimi është marrë nga kryetari i CBF-së, një ditë pasi u kthye në detyrë me një urdhër të Gjykatës Supreme Federale (STF) .

Ednaldo Rodrigues ia komunikoi vendimin këtë të premte në mëngjes Mario Bittencourt, president i Fluminense – një klub që punëson gjithashtu Fernando Diniz si trajner. Menaxheri më pas informoi profesionistin për shkarkimin e tij. Pasdite, presidenti i CBF kontaktoi direkt me trajnerin.

Në bisedë drejtori deklaroi se i pëlqente puna e trajnerit me Seleção, por theksoi se i kishte premtuar Mario Bittencourt se nuk do t’ia largonte Diniz Fluminense-s.

Diniz morri drejtimin e Brazilit me 7 korrik 2023 dhe e drejtoi në gjashtë ndeshje, të gjitha në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Ai regjistroi dy fitore, një barazim dhe tri humbje me Brazilin./IndeksOnline/