08:40 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / C E

Brazili vazhdon me fitore, Argjentina ndalet nga Kolumbia

Brazili vazhdon me fitore në kualifikimet për Kupën e Botës.

Skuadra e drejtuar nga Tite mposhti Paraguayin me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Golat për Brazilin i shënuan Neymar në minutën e katërt dhe Paqueta në minutat shtesë të ndeshjes.

Kolumbia ka përmbysur Argjentinën edhe pse skuadra e kapitenit Messi ishte në avantazh të dyfishtë në fillim të ndeshjes.

Romero në minutën e 4 dhe Paredes në minutën e 8 ishin realizator të golave për Argjentinën.

Golat për Kolumbinë i shënuan Muriel në minutën e 51 dhe Borja në minutat shtesë.

Brazili kryeson grupin me 18 pikë derisa Argjentina është e dyta me 12 pikë. /IndeksOnline/