11:15 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Braziliani i Arbërisë pritet të ndërrojë skuadër, por jo qytet!

Marclei Cezar-Santos, pritet së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi i Arbërisë është afër marrëveshjes me skuadrën nga i njëjti qytet, Ulpiana.

Indeksonline mëson se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për marrëveshje me 32 vjeçarin.

Marclei në futbollin kosovar dikur ishte pjesë edhe e Ferronikelit./Indeksonline/