22:50 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Braziliani që kushton 150 milionë euro, tregon që e ka ëndërr të luaj për Barcelonën apo Liverpool

Anësori i Shakhtar Donetsk Tete ka pranuar se ai e ëndërron që të siguroj një transferim në ligën angleze.

“Tri klube janë pjesë e ëndrrës sime në Evropë: Barcelona, Manchester United dhe Liverpool” tha futbollisti.

Po ashtu ai ka thënë që dëshiron të fitoj tituj të rëndësishme dhe këto klube do të ishin mundësi për të arritur këto qëllime.

Futbollisti ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh dhe është në fokusin e shumë klubeve të mëdha evropiane./IndeksOnline/.