75 Mall Live Search
00:04 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

Brazilit nuk i ndihmon as “plaki” Ancelotti, eliminohen nga Norvegjia në 1/8 e finales

Kombëtarja e Brazilit është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi mposhtet 1:2 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën norvegjezët ishin më të fortë, shkruan Indeksonline

Dy gola në pjesën e dytë i shënoi sulmuesi, Erling Haaland.

Fillimisht Haaland shënoi në minutën e 79’të një gol të bukur me kokë.

Pastaj për ta vulosur fitoren, Haaland shënoi për 0:2 në minutën e 90’të.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Brazili fitoi një penallti dhe në gol e shndrroi sulmuesi, Neymar JR.

Norvegjia kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës dhe tani pret fituesin e ndeshjes, Meksikë vs Angli për të mësuar kundërshtarin./Indeksonline/