75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Brdaric e këndell Drenicën, fiton ndaj Ferizajit

Thomas Brdaric ka sjellur mentalitet tjetër te Drenica.

Skuadra nga Skenderaj, në debutimin e teknikut gjerman, shënoi fitore ndaj Ferizajit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët e nisën ndeshjen në menyrë shumë të mirë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt, me golin e Erion Sadriut.

Në minutën e 16-të, Ardit Topalaj me një autogol barazoi shifrat në 1-1.

Drenica nuk u ndal me kaq dhe arriti ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë, kur Kreshnik Uka shënoi golin e epërsisë dhe të fitores, në minutën e 31-të.

Me këtë fitore |Drenica shkon në kuotën e 20 pikëve dhe renditet në vendin e tetë në tabelë, me katër pikë më shumë se Ferizaji./IndeksOnline/