“Break My Heart” e Dua Lipës, arrin mbi 50 milionë shikime pak javë pas publikimit

Dua Lipa u rikthye fuqishëm në fund të vitit të kaluar me disa projekte muzikore.
Kur ka lansuar edhe albumin e ri “Future Nostalgia”, tashmë një nga hitet e saj të fundit “Break My Heart” ka kaluar shifrën e 50 milionë shikimeve në Youtube.
Ky fakt e ka lumturuar protagonisten e kësaj kënge, Duan e cila ka falënderuar adhuruesit e saj në një postim në Instagram.
“Mbi 50 milionë shikime në ‘Break My Heart”!! Faleminderit që e keni shikuar dhe dëgjuar!! Shumë dashuri për juve” ka shkruar Dua.
Kujtomë që albumi i ri i 23 vjeçares kosovare po kryeson toplistat britanike për javën e dytë me radhë./Indeksonline/