15:42 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

“Bredhi” i stolisur me mbeturina nuk largohet as pas festave (Foto)

Pas festave të fundvitit institucionet kanë filluar t’i heqin dritat dhe zbukurimet nëpër sheshe dhe rrugë të ndryshme, por kjo nuk po ndodhë edhe me këtë “bredh’’ të cilën banorët e lagjes Tophane në Prishtinë e kanë “stolisur” me mbeturina, e ku nuk mungojnë edhe të brendshme, duke i hedhur ato nga dritaret dhe ballkonet e banesave të tyre.

Banorët fajësojnë njëri tjetrin për hedhje të mbeturinave dhe gjësendeve të ndryshme të grumbulluara me vite përderisa ata thonë se kjo pamje është e shëmtuar dhe për këtë janë ankuar edhe në komunë por që ende nuk janë marrë masa./Indeksonline/