75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Bregu i Diellit” mbushet me ujë, banorët në hall, nuk i’u del në ndihmë askush

Shiu që po bie sot pa ndërprerë, ka shkaktuar probleme për banorët e nje lagjeje në Prishtinë.

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, thonë se në rrugën Fadil Ferati, reshjet e shiut kanë lënë pasoja.

Në videon e dërguar nga IndeksOnline, shihet se si është mbushur me uë oborri i një banese për shkak të reshjeve.

Një lexues i portalit IndeksOnline, thotë se ata po tentojnë ti kontaktojnë ekipet përgjegjëse, si Kompaninë e Pastrimit, Ujësjellësin e Komunën, por nga të njëjtit nuk kanë marrë asnjë përgjigje. /IndeksOnline/

Ndiqeni videon për më shumë: