“Bregu i Diellit” pa rrymë që 12 orë, KEDS-i jep sqarime se kur pritet të rregullohet

Lagja “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mungesë të energjisë elektrikë që nga orët e mbrëmjes së kaluar.
Kjo ka ndodhur për shkak të punimeve që po bëhen në këtë lagje të kryeqyteti.
Të kontaktuar nga Indeksonline nga KEDS kanë thënë që punimet po vazhdojnë akoma dhe ekipet janë në teren dhe sa më shpejtë që është e mundur pritet të rregullohet.
Ndërkohë banorët e kësaj lagje ishin njoftuar nga KEDS-i se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 21:00.
“TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.
Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i lidhëseve dhe vendosja e kioskës së re.” thuhej në njoftimin e KEDS. /IndeksOnline/