Bregu i Diellit “xhelozon” Gërminë, atje s’ka rrymë as natën, këtu po ndriqohet edhe ditën!

Lagjja e Bregut të Diellit ka mbi 24 orë që është pa rrymë. Përkundër reagimit të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kryetarit të PDK-së, Shpend Ahmeti, atje qytetarët ende janë pa rrymë.
Megjithatë në parkun nacional “Gërmia”, ky nuk është aspak problem, transmeton Indeksonline.
Atje edhe në pikë të ditës dritat janë të ndezura pa asnjë nevojë. Qytetarët në Bregun e Diellit po shpresojnë që shumë shpejtë të vije energjia elektrike./Indeksonline/


