75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Bregu merr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Majlinda Bregu mori sot detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), pas emërimit të saj nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) në Brdo pri Kranju, Slloveni më 23 prill 2018.

Znj. Bregu është një politikane shqiptare me përvojë të gjatë dhe me besim të palëkundur në projektin e Bashkimit Europian.

Biografia e plotë gjendet në linkun https://www.rcc.int/pages/53/secretary-general

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbësore për përparimin në rrugën europiane të rajonit tonë. Progres i rëndësishëm është arritur në vitet e fundit, por ka ende një rrugë të gjatë përpara. Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së do të vijojë punën me të gjithë aktorët për avancimin e klimës politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapjes ndaj bashkëpunimit, si parakushte kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Europës Jug-Lindore dhe qytetarëve të saj.

(Deklarata e saj gjendet në linkun: https://www.rcc.int/news/466?fbclid=IwAR1USqsNr5X-60tXdlMUCFC0StEBy3eVGcA9y18qmK37SKk7KcTldG_lnCU

Znj. Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Z. Goran Svilanovic, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme (2013-2018).

Deklarata e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Znj. Majlinda Bregu.