12:38 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bregu në Prishtinë: Dixhitalizimi kërkon një qasje ndër breza, duke mbajtur në fokus prioritetet dhe mirëqenien e të rinjve tanë.

Bregu në Prishtinë: Dixhitalizimi kërkon një qasje ndër breza, duke mbajtur në fokus prioritetet dhe mirëqenien e të rinjve tanë.

Prishtinë – Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që është kthyer sot në qendrën e gravitetit, të një prej nismave më të mëdha të Procesit të Berlinit – Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor. Prishtina sot është më dinamike nga bizneset e reja, kompanitë e IT-së, ekspertët që po shfrytëzojnë potencialet digjitale, për zhvillimin e rajonit tonë. Është e njëjta frymë dhe energji që kemi ndjerë nga afër, vetëm dy javë më parë, kur organizuam – Balkathon 3.0. Përpjekjet dhe vullneti i të rinjve, janë një forcë e madhe dhe frymëzuese, që na detyron ne, politikëbërësit, të punojmë shumë më shumë, duke ndjekur inteligjencën dhe ritmin dinamik të tyre.” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në hapja e Samitit të 5-të Dixhital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) sot në Prishtinë.

 “Dixhitalizimi në rajonin tonë ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë, duhet të theksojmë se ka shenjuar përparime të mëdha me përhapje të gjerë dhe përvetësim masiv të shërbimeve elektronike; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit po bëhet një shërbim kryesor eksportues dhe një aset ekonomik për shumicën e ekonomive tona,” tha Bregu duke marrë më tej si shembull Kosovën*, që është shtëpia e një numri të madh talentesh të klasit botëror. “Shkalla më e lartë e përdoruesve të internetit në rajon është 93 %; me një numër të madh të kompanive IT. Vetëm vitin e kaluar nga Kosova janë eksportuar 130 milionë shërbime të Teknologjisë Dixhitale. Pas më shumë se një viti, kur është vënë në zbatim “Fol si n’shpi”, Marrëveshja Rajonale e Roaming, ne krenohemi me suksesin dhe gjithë ç’kanë fituar qytetarët: janë 143 milionë minuta telefonata, dalëse, nga përdoruesit tanë roaming në vitin 2021, shifër kjo që përfaqëson 50% rritje vjetore krahasuar me 2019 dhe 2020-ën”.

Nga ana tjetër duhet të kujtojmë se rajoni ynë në këto kohët e fundit po përballet me sulme kibernetike tejet serioze. Njohuria jonë digjitale është ende e ulët (24% në 47% krahasuar me 54% që është në BE), siç është edhe niveli i ndërveprimit ndërkufitar. Ndaj marrin më shumë hov e zënë më shumë rrënjë lajmet e rreme dhe disinformimi. Prandaj rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, dhe jo më pak. Është e rëndësishme të ndajmë argumentet e përditshme dhe dashakeqe (të cila shpesh nxiten nga anonimiteti digjital dhe nga perceptimi i ndasive që krijon të qenit online dhe jo ballëpërballë) nga faktet, nga e vërteta dhe nga realiteti. Dixhitalizimi është një nga sfidat më të mëdha të këtij shekulli dhe si i tillë kërkon një qasje rajonale dhe evropiane. Ajo kërkon gjithashtu një qasje ndër breza – duke mbajtur në zemër si prioritetet mirëqenien e të rinjve tanë. Agjenda e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilën janë përkushtuar liderët tanë, ka një sërë masash që mbështesin transformimin dixhital të rajonit tonë. Zbatimi i plotë i tyre drejt një tregu digjital pa probleme në Ballkanin Perëndimor mund të jetë një ndryshim i vërtetë dhe i theksuar në trajektoren e rritjes së rajonit tonë”, shtoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme, ishte e pranishmenë ceremoninë e hapjes se Samitit, ku ishin të pranishëm Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi; Komisionerja Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel; Kryeministri i Kosovës*, Albin Kurti; Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku; Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane për Dixhitalizim dhe Transportin, Stefan Schnorr; Ministrja e Ekonomisë së Kosovës*, Artane Rizvanolli dhe Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm i DG Connect.

“Ky Samit vjen në një moment të veçantë për rajonin tonë. Ndërkohë që krizat gjeopolitike, e inflacionit, energjitike, ushqimore, klimaterike, dhe të tjera janë të pranishme, ne po përpiqemi, gjithashtu, të gjejmë disa gjëra pozitive: 1. hapjen e vonuar për një kohë të gjatë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, 2. Fjalimin inkurajues për gjendjen e Bashkimit Europian të Presidentit të Komisionit von Der Leyen për të ardhmen e rajonit tonë në BE, ose 3. njoftimet pozitive të fundit nga Gjermania, Franca dhe Polonia për vazhdimin e procesit të Berlinit, si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërkohë, do të duhet të vazhdojmë të insistojmë që hapat e guximshëm, vendimtarë dhe të përcaktuar, për anëtarësimin e rajonit tonë në BE, të ndërmerren pa vonesa të mëtejshme, duke përfshirë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe statusin e vendit kandidat për Bosnjë & Hercegovinën”- përfundoi Bregu.

Më vonë sot, RCC dhe Komisioni Europian do të organizojnë panelin e titulluar “Dixhitalizimi dhe  Gjithëpërfshirja bërë së bashku” duke u fokusuar në nevojat specifike të grupeve të ndryshme sociale në sipërmarrjen dhe edukimin dixhital, duke prezantuar histori suksesi nga rajoni dhe pë