16:51 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bremenit i bie ‘shiu në misër’, thellon epërsinë kundër Koln – Dusseldorfi pëson golin e dytë

Skuadra e Werder Bremen është shumë afër që ta siguroj pozitën e barazhit dhe t’i shpëtoi rënies.

Në pjesën e dytë, ata kanë arritur të shënojnë dy gola të shpejtë duke e thelluar epërsinë në 5:1, transmeton Indeksonline.

Klaassen në minutën e 55-të dhe Osako në të 58-tën shënuan golat për Bremen në pjesën e dytë.

Kurse në anën tjetër, Dusseldorf është me një këmbë në Bundesliga 2. Ata janë duke pësuar humbje me rezultat 2:0.

Union Berlin në minutën e 54-të e thelloi epërsinë kundër ekipit të Valon Berishës.

Me rezultatet aktuale, Bremeni i Rashicës i shpëton rënies, kurse Dusseldorfi i Berishës përshëndet me Bundesligën./Indeksonline/