75 Mall Live Search
19:03 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Brenda 12 orëve, sasia e reshjeve të shiut në Prishtinë ishte sa duhet të bjerë brenda një muaji!

Reshje të shumta të shiut pati gjatë mbrëmjes dhe gjatë ditës së sotme.

Sipas ‘Prishtina Weather’ nga mesnata deri në mesditë në Prishtinë janë regjistruar rreth 55mm (litra për metër katror) reshje shiu.

“Kjo sasi e të reshurave është e njëjtë pothuajse sa vlera mesatare e të reshurave për muajin qershor në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se vetëm për 12 orë sasia e reshjeve të shiut ishte për aq sa duhet të bjerë brenda një muaji./Indeksonline/