13:43 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Brenda 24 orëve dy raste të dhunës në familje në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka marrë njoftimin për dy raste të dhunës në familje.

Rasti i pari ishte në Gjakovë rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshëm. Pas një  mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Egjiptian  kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Egjiptiane me të cilën më parë kishin bashkëjetuar.

Viktima ka  pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është  arrestuar pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë ishte në Obiliq në ora 22:40 të mbrëmjes së kaluar. I dyshuari mashkull, K-Ashkali  është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën  femër K-Ashkali.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar ne procedure te rregullt./Indeksonline/