Brenda 24 orëve, gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës në raportin 24 ë-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Dy raste kanë ndodhur në komunën e Gjakovës, ku një person ka ushtruar dhunë fizike të dashurës së tij që ishte duke bashkëjetuar, me vendim të prokurorit është liruar rasti është në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare.
E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa poashtu në komunën e Gjakovës, raportohet se nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti i tretë ka ndodhur në Malishevë, ku dyshohet se një mashkull ka shkaktuar dhunë fizike bashkëshortës së tij, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e pk-së.
Rasti i katërt në Rahovec, ku dyshohet se djali dhe nusja e saj ka sulmuar ka sulmuar nënë e tyre, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
”Në polici është paraqitur ankuesja femër kosovare dhe e njëjta ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe nusja e djalit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti i pestë në Istog, ku dyshohet se babai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti i gjashtë në Junik, një person është arrestuar se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain.
Viktimat kishin refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./Indeksonline/