12:55 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

41 aksidente trafiku, brenda 24-orëve, në Kosovë

Brenda 24- orëve kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku në Kosovë. Ndërkaq asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Sipas raportit 24- orësh të policisë thuhet se prej 41 aksidenteve 17 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 24 aksidente vetëm me dëme materiale, përcjell Indeksonline.

Gjatë kësaj kohe janë arrestuar gjithashtu 28 persona 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person në vuajtje dënimi.

Policia e Kosovës, gjithashtu ka shqiptuar 1.665 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/