75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Brenda 24 orëve ngrihen 159 aktakuza kundër 190 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 159 aktakuza kundër 190 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 4 të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të dyshuar, si dhe ka ngritur 40 aktakuza kundër 42 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për “kanosje” dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 13 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, të premten ka ndaluar 6 të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh, si dhe Departamenti për të Mitur ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, gjatë ditës së premte, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 19 aktakuza kundër 27 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, si dhe ka ngritur 29 aktakuza kundër 34 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Kanosje”, ndërsa ajo në Mitrovicë ka ngritur ka ngritur 44 aktakuza kundër 49 personave, për ve pra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një të dyshuar dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale.