75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Brenda 24-orëve, policia shqipton 1.136 tiketa për shkelje në trafik

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndodhur gjithë 36 aksidente në trafikun rrugor.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, 17 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar brenda ditës 1.136 tiketa të trafikut, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, përcjell Indeksonline.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 24 të dyshuar, ku 19 nga ta janë në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit./Indeksonline/