Brenda 24-orëve, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa trafiku

Si pasojë e shkeljeve të rregullave në trafik, Policia e Kosovës vetëm brenda 24-orëve ka shqiptuar 2 mijë e 346 tiketa të trafikut.
Po ashtu gjatë 24-orëve janë regjistruar edhe 41 aksidente trafiku, 17 me të lënduar.
Në raport thuhet se gjatë 24-orëve po ashtu janë arrestuar edhe 24 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/
