Brenda 24 orëve u ndaluan 40 persona, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, edhe pse numri i të infektuarve ka rënë dukshëm.
Si pasojë e përhapjes që ndodhi muaj më parë, Qeveria e Kosovës ndërmori disa masa në mënyrë që të parandalohet ky virus.
Por shumë persona zgjodhën që të mos i respektojnë këto masa edhe brenda 24 orëve të fundit.
Policia e Kosovës ka intervenuar në 25 raste gjatë orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, transmeton Indeksonline.
Kësisoj janë ndaluar 40 persona, 23 prej tyre në rajonin e Prizrenit./Indeksonline/
