75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 11 Korrik 2023 / S Z

Brenda ditës, pesë raste të falsifikimit të parasë

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur pesë raste të falsifikimit të parave .

Dy raste janë raportuar në Prishtinë. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se nga një kompani private janë deponuar monedha qe dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë dhe se rasti është  në procedurë hetimore.

Po ashtu  në Prishtinë është ndaluar një person i dyshuari, pasi që i njëjti është hasur duke bërë pagesën me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 Rast tjetër është raportuar dhe në Prizren, ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë.

Edhe në Pejë dhe Malishevë janë raportuar dy raste për falsifikim të parave.

Në Pejë ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore.

Ndërsa në Malishevë, një femër zyrtare e një banke, ka raportuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhe që dyshohet të jetë e falsifikuar. “Kartëmonedha është sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë. .