09:52 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Brenda festës së ditëlindjes të vajzës së Teutes dhe Bleros

Vajza e këngëtarit të njohur, Bleros dhe aktores Teuta Krasniqi dje ka festuar ditëlindjen e 9-të.

Tara përveç urimeve të shumta, asaj i është organizuar edhe një festë e mrekullueshme me ambient të këndshëm dhe shumë të ftuar, shkruan Indeksonline.

Ishte e ëma e saj, Teuta që ka ndarë me ndjekësit në Instagram imazhe nga atmosfera e festës së ditëlindjes.

“Nga festa e ditelindjes se 9-te, të Tares. Nga festimi i djeshem ne shkolle me mesuesin dhe shoqe e shoke te klases duke vazhduar festen me shume shoqe me shume dashuri. Nje nane eshte me e lumtura ne bote kur e sheh femijen e saj te lumtur e te gezuar. Faleminderit te gjitheve qe na u bashkuat ne gezimin tone. Deshiroj qe cdo femije te kete shendet dhe gezime ne jete. Zoti i ruajt bekofte gjithe femijet e botes. Faleminderit te gjitheve per urimet tuaja, festofshit gjithmone me familjet tuaja. Me shume dashuri: nga Tara dhe une.” ishin fjalët e Teutës përkrahë fotografive.

Ndryshe, përveç Teutës dhe Bleros, Tara ka marr urim edhe nga e fejuara e këngëtarit Blero, Afrona./Indeksonline/