Brenda gjashtë ditësh 13 raste të vjedhjeve e 4 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.
Vetë gjatë periudhës 20-26 janar 2025 janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, ku prej tyre 9 raste në Ferizaj, 2 në Kaçanik dhe 2 në Han të Elezit.
Po ashtu në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të gjitha në qytetin e Ferizajt ku 1 person është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje ndërsa 3 persona janë liruar për procedura të rregullta hetimore.
Në fund u bë e ditur se policia ka arrestuar 55 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse./Indeksonline/