75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / Z S

Brenda gjashtë ditëve policia në Gjilan shqiptoi mbi 1900 gjoba

Zyrtarët Policorë në Gjilan nuk i kanë kursyer aspak vozitësit e veturave.

Vetëm për gjashtë ditë që nga data 21 shkurt deri më 27 shkurt, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1910 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

 Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

 Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

 Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tetë (38) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik./Indeksonline/