Brenda javës në Vushtrri infektohen 48 persona e vdesin 2 të tjerë

Për 7 ditë në komunën e Vushtrrisë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 48 persona, shkruan IndeksOnline.
Këto statistika i ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.
Meholli ka thënë se gjatë kësaj periudhe nga kjo sëmundje në qytetin e vjetër të Vushtrrisë kanë ndërruar jetë edhe 2 persona.
Aktualisht raste aktive në këtë komunë janë 140, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar 716 raste, janë shëruar 550 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 26 të tjerë.
Njoftimi i plotë i tij: