75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Brenda laboratorit “Olive medical”, ja si kryhet një test serologjik për Covidin-19

Tashmë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të kryejnë teste të COVIDIT-19 edhe në klinika private.

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar afro 100 laboratorë privatë për testime serologjike dhe disa për testime molekulare (RT-PCR).

Një nga institucionet e licencuara është edhe laboratori “Olive medical” në Prishtinë.

“Në laboratorin “Olive…” ne posedojmë edhe personelin adekuat dhe të nevojshëm për realizimin e testeve përveç aparaturës. Sigurisht resurset humane është ajo pjesa kryesore pa të cilën s’mund të funksionojë as aparatura, prandaj ne kemi marrë të gjitha masat paraprakisht për të qenë sa më të përgatitur në të gjitha aspektet”, tregon Antigona Qenaj, zëdhënëse për media në “Olive..”.

Ajo thotë se interesimi i qytetarëve ishte tejet i madh qysh në ditën e parë të nisjes së kryerjes së këtyre testeve.

“Kemi pas të gjitha moshat, kishim edhe disa fëmijë, por kryesisht ishin mosha të reja 20-30 vjeç. Kishte shumë edhe prej atyre që kanë nevojë me shku në pushime dhe gjëra të ngjashme dhe që s’kishin simptoma, kishte të atillë që thjesht dëshironin të dinin gjendjen e tyre, nëse e kanë kaluar virusin apo e kanë”.

Qenaj- Sejdiu thotë se një test serologjik kryehet përmes marrjes së gjakut.

“Dërgimi i mostrës së marrë në laborator janë hapa të tjerë dhe në fund marrja e rezultatit nga ana e personit, i cili ka pas dëshirë me u testu. Rezultatet kanë dalë brenda një dite, dy deri në tri orë ka qenë vonesa dhe jemi mundu me qenë sa më të shpejtë sa më korrektë dhe të saktë në të njëjtën kohë brenda krejt këtij kapaciteti që na lejon ta bëjmë këtë.

Këto teste tregojnë rezultate nëse kemi fitu trupat IGG dhe IGM, çka do të thotë kjo pë rata që nuk e dinë, që qytetari ka të drejtë me ditë nëse ka qenë i infektuar më herët dhe ka fitu antitrupa tashmë apo nëse është pozitiv apo jo”.

Çmimi për një test serologjik në këtë institucion shëndetësor është 20 euro./Indeksonline