75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 24 Mars 2025 / mp

Brenda një jave, në rajonin e Ferizajt, u raportuan 31 raste të vjedhjeve

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 31 raste të vjedhjeve – 28  raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Po ashtu janë raportuar edhe 3 raste të dhunës në familje – 2 në Ferizaj dhe 1 në Shtime.

“Policia ka arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”.