75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / KV

Brenda një jave raportohen 48 raste të dhunës në familje

Gjatë periudhës 7–14 nëntor 2025, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave – që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit – ka trajtuar gjithsej 54 raste të reja, duke reflektuar një situatë shqetësuese të rasteve të dhunës dhe krimeve të tjera në vend.

Sipas raportit javor:

48 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje, duke e bërë këtë kategorinë më të shpeshtë të raportuar.
1 rast – ngacmim seksual
1 rast – sulm seksual
1 rast – vrasje në tentativë
1 rast – vrasje e rëndë
1 rast – krime lufte
1 rast – shkelje e urdhrit mbrojtës

Përveç këtyre, janë paraqitur edhe:

6 Kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM)
17 Kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME)
2 kërkesa për vazhdim të UM-së
1 kërkesë për ndërprerje të UM-së

Në këtë periudhë janë realizuar gjithashtu:

92 seanca gjyqësore
19 seanca në prokurori
82 këshilla juridike
7 aktgjykime dënuese
1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima
1 referim i rastit në polici
3 përfaqësime të rasteve në strehimore
1 referim në ANJF
3 referime në QPS

Raporti thekson domosdoshmërinë e rritjes së ndërgjegjësimit dhe forcimit të mekanizmave të mbrojtjes së viktimave, pasi dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze shoqërore në vend./IndeksOnline/