Brenda pesë ditëve në Gjakovë vdiqën tre mjekë

Për pesë ditë, Gjakova mbeti pa tre mjekë.
Në moshën 61 vjeçare mjeku Naser Lleshi, pas disa probleme shëndetësore, vdiq të shtunën.
Për të ndjerin, familjar e kolegë thanë fjalët më të mira, duke e përshkruar Lleshin si njeri të urtë e shumë punëtorë.
Derisa, tri ditë para mjekut Naser Lleshi, vdiq pulmologu Ali Iljazi.
E po në ditën e njëjtë Gjakova i dha lamtumirën e fundit, mjekut Mentor Salihi, i cili nuk i mbijetoi plagëve që mori, në aksidentin mes autoambulancës dhe një veture.
Kjo për mjeket e këtushëm është tragjedi.
Ditën e parë të muajit, në Gjakovë u varros edhe një tjetër anëtar i stafit Shëndetësor të kësaj komune.
Shoferi i autoambulancës të Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Skofija Gjini, po ashtu gjeti vdekjen nga aksidenti që ndodhi, në këtë vend.