75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Brenda shtëpisë 21 milionë dollarëshe të Jennifer Anistonit

Jenniferika treguar disa hapësira të shtëpisë së saj luksoze.

Që kur ajo hapi llogarinë e saj në Instagram tre muaj më parë, Jennifer Anistoni ka qenë duke ndarë pamje nga rezidenca e saj e jashtëzakonshme 21 milionë dollarëshe.

Aktorja 50-vjeçare, të hënën, përmes një fotografie zbuloi si duket banjoja e saj, një ditë pas ndarjes së çmimeve “SAG”, shkruan “Daily Mail”.

Jenniferi bleu shtëpinë 8.500 metra katrorë më 2011, rezidenca u projektua nga A. Quincy Jones dhe përfundoi më 1965.

Shtëpia e saj përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bodrum vere, pishinë dhe bujtinë. Ajo gjithashtu ka pamje nga qytetit dhe oqeani, në pothuajse dy hektarë tokë.

Marcello Villano dhe Anne Attigeri e shndërruan hapësirën jashtë shtëpisë në një oazë të përbërë nga tarraca, kopshte të frymëzuara nga Azia dhe dhoma të ndërlidhura, sipas “Architectural Digest”-it.

Ajo e kishte ndihmuar Stephen Shadleyn të shndërronte shtëpinë e saj në atë që e ëndërronte gjithmonë.

Në imazhin që e ndau pas “SAG Awards”, shihet fustani i “Dior”-it në vaskën prej mermeri dhe në një anë takat e saj në dysheme. 

Ajo e ruan intimitetin e saj me një muri të gjatë prej druri, duke krijuar një hapsirë të saj private.

Kujtojmë se Jenniferi së fundi është përfolur për një ribashkim me ish-pratnerin, Brad Pitt, me të cilin u pa e afërm gjatë ndarjes së “SAG Awards”./Indeksonline/